Fiorentina shkarkon Montellën

Skuadra mjaft e madhe italiane, Fiorentina ka vendosur që të shkarkojë në mënyrë zyrtare trajnerin, Vincenzo Montella.

Sport

08/06/2015 20:55

Skuadra italiane, Fiorentina ka njoftuar se ka vendosur ta shkarkojë nga detyra e trajnerit, Vincenzo Montellën.

“Me keqardhje të madhe, ne ju njoftojmë që duhet ta ndërprejmë marrëdhënien me Vincenzo Montellën”, thuhet ndër tjera në komunikatën e Fiorentinës, që e falënderon Montellën për punën e bërë, raporton gazeta olle.

Trajneri i ri që do ta drejtojë skuadrën nga Firenca në edicionin e ardhshëm, do të bëhet i ditur gjatë ditëve në vijim.