Fiorentina mposht Romën në ‘Olimpico’

Roma është mposhtur në ‘Olimpico’ nga Fiorentina.

Sport

07/04/2018 19:51

Ndeshja e vlefshme për xhiron e 31-të të Serie A, u ka takuar mysafirëve nga Firence, me rezultat 0-2.

Kjo humbje nuk është aspak e mirëseardhur për Romën, që po lufton për një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Golat e fitores, Fiorentina i shënoi në pjesën e parë, me anë të Benassi në minutën e 7’ dhe Simeone në minutën e 39’./Lajmi.net/