Fiorentina merr vendim për fanellën e Astorit

Klubi "Viola" la vendosur që askush më në histori të klubit të mos e mbajë numrin e tij.

Sport

06/03/2018 10:15

Fiorentina ka vendosur ta pensionojë fanellën me numrin 13 që i takonte kapitenit të ndjerë, Davide Astori.

Reprezentuesi italian vdiq të dielën para ndeshjes me Udinesen në Serie A.

Klubi “Viola” la vendosur që askush më në histori të klubit të mos e mbajë numrin e tij, raportojnë mediat italiane, përcjell “lajmi.net”.

Astori kishte zgjedhur numrin 13 për shkak të idhullit të tij, Alessandro Nesta. /Lajmi.net/