Fiorentina jep një lajm të rëndësishëm për Astorin

Lajmi për vdekjen e Davide Astorit ka tronditur botën e futbollit.

Sport

05/03/2018 17:33

Kapiteni i Fiorentinës ka ndërruar jetë papritur në moshën 31 vjeçare.

Shumë lojtarë e klube të futbollit, janë solidarizuar me të, familjen e tij dhe skuadrën e Fiorentinës.

Skuadra e Fiorentiës ka dalë me një njoftim të rëndësishëm për ceremoninë e varrimit të lojtarit.

Trupi i pajetë i Astorit mbetet në Udine, në të cilin qytet Fiorentina do të zhvillonte ndeshjen e xhiros së 27-të të Serie A ndaj vendasve të Udineses.

Të martën, në morgun e Udines ‘Santa Maria della Misercordia’ do t’i bëhet autopsia për të përcaktuar shkaqet e vdekjes.

Të mërkurën trupi i Astorit do të bartet në Firence, ndërsa të enjten me fillim nga ora 10 sipas kohës lokale në Itali, tifozët do të kenë mundësi t’i japin lamtumirën e fundit kapitenit të tyre./Lajmi.net/