Fiorentina do ta shesë Cuadradon

Pronari i Fiorentinës, Andrea Della Valle ka bërë të ditur se do ta shesë yllin Juan Cuadrado nëse i bëhet një ofertë e rëndësishme për shërbimet e kolumbianit.

Sport

08/08/2014 17:14

Pronari i Fiorentinës, Andrea Della Valle ka pranuar se “do ta lë të lirë Juan Cuadradon” nëse një klub paraqet një ofertë të konsiderueshme për yllin kolumbian.

Mesfushori spekulohet se kërkohet nga Barcelona dhe Manchester United. 26-vjeçari u paraqit mirë në Kampionatin botëror me Kolumbinë duke arritur deri në çerekfinale, dhe ka zgjuar interesim të dy prej klubeve më të mëdha në Evropë.

Dhe, Della Valle ka pranuar se Cuadrado mund të largohet nga Fiorentina, gjatë këtij afati kalimtar të verës.

“Kam kërkuar nga Cuadrado të mbetet sepse synimi ynë është të fitojmë një titull të rëndësishëm në edicionin e ardhshëm”, deklaroi ai.

“Ai ishte i sinqertë dhe serioz. Nëse e marrim një ofertë të rëndësishme, do ta lë të lirë. Java e ardhshme do të jetë e rëndësishme sepse jam i sigurt se oferta do të mbërrijë”, u shpreh kreu i klubit Viola.