Fiorentina cakton çmimin për shitjen e Chiesas

Federico Chiesa mund të largohet nga Fiorentina, gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Sport

13/06/2018 07:15

Fiorentina refuzon ofertën e parë të Interit për Federico Chiesën.

Zikaltrit kanë vendosur në tavolinë 40 deri në 45 milionë euro plus kartonit e talentit francez Yan Karamoh për futbollistin e kombëtares italiane, por drejtori sportiv i klubit vjollcë Pantaleo Corvino e ka refuzuar propozimin e Interit.

Fiorentina e vlerëson kartonin e Chiesës 70 milionë euro, ndërkohë që oferta totale e Interit kap vlerën e 60 milionë eurove pasi Karamoh vlerësohet 15 milionë euro nga zikaltrit.

Por pavarsisht faktit se francezi pëlqehet shumë drejtuesit e Fiorentinës, për të lënë të lirë 20-vjeçarin Chiesa klubi vjollcë kërkon diçka më shumë.

Në rast se asnjë prej klubeve të interesuara nuk do të ofrojë 70 milionë euro për Chiesën për të cilin sëfundmi ka shfaqur interes edhe Liverpooli atëherë Fiorentina do ta mbajë në skuadër xhevahirin e saj duke i rinovuar kontratën me një pagë ndjeshëm më të lartë se ajo aktualja.