Finlanda uron ushtrinë e Kosovës

Ambasada e Finlandës ka uruar Kosovën për formimin e ushtrisë.

Lajme

14/12/2018 14:25

Ambasada e Finlandës në Prishtinë ka uruar Kosovën me rastin e miratimit të tri ligjeve që e transformojnë Forcën e Sigurisë së Kosovës në ushtri.

Por, kjo Ambasadë e inkurajon Kosovën që të vazhdoj bashkëpunimin me aleatët e NATO-s dhe partnerët e tjerë, si dhe kërkon të shtohen përpjekjet në arritjen e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.

“Dialogu dhe masat për ndërtimin e besimit janë jetike për stabilitetin rajonal”, thuhet mes tjerash në urimin e Ambasadës së Finlandës në Facebook. /Lajmi.net/