Financial Times citon Thaçin: Treni ka qenë përpjekje për të aneksuar veriun e vendit

Gazeta prestigjoze “Financial Times” në një artikull të saj citon deklaratën e presidentin kosovar, Hashim Thaçi, në të cilen thuhet se treni i ndaluar në Rashkë që përmbante mesazhe nacionaliste serbe e që ishte nisur nga Beograd, me destinacion final pjesën veriore të Mitrovicës, ka qenë një përpjekje për të provokuar shqiptarët e Kosovës dhe për të prodhuar një pretekst për Beogradin “që të synojë aneksimin e veriut të Kosovës në stilin e rastit të Krimesë”.

Lajme

18/01/2017 13:26

Kjo e përditshme raporton se ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka parlajmëruar për rreziqet nga “një konflikt i armatosur” në Kosovë, pas një lufte fjalësh mes Koosovës dhe Serbisë, e cila refuzon të njohë pavarësinë e republikës të shpallur më 2008, transmeton lajmi.net.

Më tutje, gazeta shkruan se treni ishte pikturuar me flamuj serbë dhe me thënien “Kosova është Serbi” në shumë gjuhë.

Financial Times shkruan se presidenti serb, Tomisllav Nikolliq, ka vazhduar me kërcënimet e tij ndaj Kosovës, duke thënë se të Serbia dhe Kosova janë “fare pranë konfliktit”. Nikolliq ka thënë se Beogradi do t’i përgjigjet çdo sulmi ndaj pakicës serbe në Kosovë. /Lajmi.net/