Finalja Real Madrid – Barcelona? Zidane ka një përgjigjje interesante

Zinedine Zidane ka mohuar sugjerimet se skuadra e tij dhe Barcelona mund të ndeshen në finale.

Sport

10/04/2018 14:48

Zinedine Zidane mbetet i përqëndruar te ndeshja ndaj Juventusit në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.

Trajneri i Real Madridit ka mohuar sugjerimet se skuadra e tij dhe Barcelona mund të ndeshen në finale.

“Më intereson vetëm ndeshja e nesërme dhe jo ekipet tjera”, u shpreh ai në konferencë për media, përcjell “lajmi.net”.

“Të tjerat do t’i shohim”, theksoi ai. /Lajmi.net/