‘Finalja ndaj Juventusit’

Mbrojtësi i Atletico Madridit, Diego Godin ka thënë se përballja e vështirë kundër Juventusit, është një finale për skuadrën e tij.

Sport

30/09/2014 19:23

Diego Godin e ka përshkruar ndeshjen e mbrëmjes së mërkurë, kundër Juventusit, si një finale për skuadrën e tij.

“Juventusi ka sulmues shumë të mirë dhe një mesfushë të shkëlqyer. Ne duhet të punojm të bashkuar, si zakonisht”.

“Duhet të jemi të fokusuar, të bashkuar dhe të luajmë me intensitet të lartë”.

“Kjo është një finale për neve, por ne jemi të ndërtuar për të luajtur finale në çdo javë. Duhet të luajmë me intensitet të lartë në mbrojtje dhe të jemi kreativ në sulm, për të mposhtur Buffonin”.

“Juventusi ka fituar tituj në sezonet e fundit, ndërsa është këtë vit është duke luajtur shumë mirë”, përfundoi mbrojtësi i Atletico Madridit.