Finalja e Ligës së Kampionëve në Santiago Bernabeu

Real Madrid do t’i hapë dyert e stadiumit Santiago Bernabeu për 80 mijë tifozë, duke e transmetuar ndeshjen finale të Ligës së Kampionëve kundër Atletico Madridit nëpërmjet monitorëve gjigantë.

Sport

20/05/2014 23:23

Dyert e stadiumit të Real Madridit, Santiago Bernabeu do të jenë të hapura të shtunën, ku të gjithë ata që nuk kanë pasur mundësi që të udhëtojnë drejt Lisbonës, do të kenë rastin të ndjekin finalen e Ligës së Kampionëve kundër Atletico Madridit, nëpërmjet monitorëve gjigantë të instaluar nga Los Blancos.

E përditshmja sportive madrilene AS ka njoftuar se Real Madrid ka vendosur që të transmetojë ndeshjen në stadiumin e tij në Santiago Bernabeu, i gatshëm të mirëpres rreth 80 mijë tifozë.

Skuadra e trajnerit Carlo Ancelotti kërkon trofeun jubilar, të dhjetë kontinental dhe për ta fituar atë duhet të mposht rivalin e qytetit, Atletico Madrid në finalen e Lisbonës të shtunën.

Për ta bërë rastin edhe më të veçantë, ashtu si është në të vërtetë, Reali ka vendosur t’i hapë dyert e stadiumit për tifozët, në mënyrë që ta ndjekin takimin në një atmosferë të nxehtë.