Finalja Barcelona – Sevilla, lajm i keq nga Real Madrid

Finalja ka mundësi të luhet në stadiumin Wanda Metropolitan që do të thoshte shtyrje e ndeshjes se paraparë Atlético – Betis. Alternativa tjetër, që me kalimin e orëve merr më shumë forcë, është ajo që ndeshja të luhet në stadiumin e Valencias, Mestalla.

Sport

10/02/2018 10:00

Si kryesia madrilene ashtu edhe Komisioni kundër dhunës në Spanjë janë të të njëjtit mendim se finalja e Copa Del Rey ndërmjet Sevillas dhe Barcelones nuk duhet të luhet në Santiago Bernabeu.

Arsyeja kryesore e këtij vendimi kategorik është se bordi madrilen në krye me Florentino Perez deshirojnë të jenë në përputhje me dëshirën e shprehur të anëtarëve të Real Madridit të cilët nuk duan që rivali i tyre të ketë mundesinë të ngrisë trofe në Bernabeu.

Përveç kësaj, refuzimi i Barcelonës në vitin 2004 që finalja e Copa Del Rey ndërmjet Reali e Zaragozës të mbahet në Camp Nou mbetet ende në kujtesën e ekzekutivit të lartë.

Në anën tjetër, Komisioni anti-dhunë nuk do të miratojë asnjë dokument që kjo ndeshje të zhvillohet në Bernabeu, kjo për shkak se ekziston rreziku qe tifozet e Sevillas, Barcelones e të Real Madridit do të përleshen në mes vete, përcjell Albeu.com.

Wanda Metropolitano apo Mestalla, opsionet e mundshme:

Finalja ka mundësi të luhet në stadiumin Wanda Metropolitan që do të thoshte shtyrje e ndeshjes se paraparë Atlético – Betis. Alternativa tjetër, që me kalimin e orëve merr më shumë forcë, është ajo që ndeshja të luhet në stadiumin e Valencias, Mestalla.

Kjo nuk është hera e parë që është diskutuar mundësia e të luajturit një finale te Copa del Rey në Santiago Bernabeu. Njëjtë ndodhi edhe vitin e kaluar.

Finalja e Copa del Rey është planifikuar të luhet me 21 prill.