Finalja 2016 në San Siro

San Siro do të jetë nikoqir i finales në Ligën e Kampionëve më 2016. Kurse, finalja e Europa League më 2016 do të zhvillohet në Saint Jakobs të Baselit.

Sport

28/08/2014 18:11

Lajmi ishte publikuar kohë më parë por sipas “Mundo Deportivo” së shpejti do të bëhet zyrtar: San Siro do të jetë nikoqir i finales së edicionit të Ligës së Kampionëve më 2016.

Për herë të fundit, arena e dy gjigantëve italianë, Milan dhe Inter ishte finale e garës së vitit 2001 mes Bayern Munichut dhe Valencias.

Ndërsa, finalja e Europa League më 2016 do të zhvillohet në stadiumin e Baselit, Saint Jakobs. Teatri i Superkupës së Evropës do të jetë Oslo.