Finalizohet projekti i Ermal Fejzullahut dhe Bes Kallakut, ja detajet

Një bashkëpunim i papritur për publikun vjen ndërmjet këngëtarit, Ermal Fejzullahu dhe artistit nga Shqipëria, Bes Kallaku.

ShowBiz

14/06/2018 17:59

Dyshja tash e sa kohë kanë përgatitur këngën e tyre të re që titullohet “Daja”, ku edhe tani është bërë finalizimi i projektit, shkruan lajmi net.

Kësaj radhe patjetër se pritet diçka e bukur nga dyshja e suksesshme, e që nesër është bërë e ditur se lansohet kënga e tyre ritmike.

“Këngën e ka bërë Edlir Begolli, tekstin Bes Kallaku, kënga është po ashtu ritmike dhe që do të lansohet me 15 qershor (nesër)”, tha Ermali për lajmi net.

Theksojmë se ky është bashkëpunimi i parë i artistëve të njohur ku shpresojmë të shndërrohet në një hit veror. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/Bjp0z2VjQn1/?hl=en&taken-by=ermal.fejzullahu