Finalizohet pas 4 viteve “X Factor”,Edea fituese

Edea Demaliaj është fituesja e edicionit të 4-t të X Factor. Përmbyllet përmes një mbrëmjeje magjike sipërmarrja gjigante X Factor.

ShowBiz

02/06/2015 11:00

Performanca nga dy finalistët, ethet e garës dhe emocionet e të ftuarve, shoqëruan deri në fund mbrëmjen e sotme, e cila ka nxjerrë finaliste Edean: “Jam shumë e lumtur, nuk kam fjalë. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen! Gjithcka është për ty babi!” – ka thënë Edea përmes emocioneve.

1433193884edea-800x456.pngfaqe

Çmimi i parë ka fituar një kontratë bashkëpunimi me një kompani shumë të rëndësishme muzikore “Simon Record”, si dhe një këngë të shoqëruar me klip.

Mbrëmja ka qenë e mbushur me plot surpriza dhe të ftuar. Një kolazh nga prezantuesja Alketa Vejsiu dhe X Factorianët më të suksesshëm të 4 viteve; Ergi, Xhesika, Arilena, Aldo, Kanita, Dilan, Edea dhe Genti kanë nisur mbrëmjen e madhe, e cila ka vijuar me të ftuar të tjerë dhe performanca të jashtëzakonshme.

Të ftuarit specialë të mbrëmjes, dy personazhe me famë ndërkombëtare, Cladyee Lupa dhe Emin Agalarov kanë zbritur në skenën e X Factor për të ndarë me publikun shqiptar hitet e tyre të fundit.

Po ashtu, surprizë tjetër e mbrëmjes ka qenë performanca e zjarrtë e tri vajzave, Alketa, Miriam dhe Bleona.

143319167110948795_1589781794626335_845157911_n.jpgfaqe