Finalizohet marrëveshja për filmin artistik shqiptaro-zviceran: ‘Boksjeri’ shumë shpejt në ekranet tuaja

Është finalizuar marrëveshja për filmin artistik shqiptaro-zviceran.

ShowBiz

28/06/2018 15:18

Ishin tre aktorët shqiptarë Edi Kastrati, Ridvan Murati dhe Jeton Zogjani ata të cilët kanë nisur një projekt të tillë në Prill të këtij viti dhe tani marrëveshja është përfunduar me sukses, shkruan lajmi.net

Jetoni për lajmi.net e ka konfirmuar këtë dhe e ka zbuluar edhe titullin e këtij filmi artistik. ‘Boksjeri’ mban titullin ky film dhe në fund të muajit gusht pritet që të nisin xhirimet.

Kujtojmë se organizimin për shtetin Zviceran e ka aktori dhe njëherësh drejtor i Qendrës Kulturore në Cyrih, Ridvan Murati, ndërsa për Kosovë Edi Kastrati dhe Jeton Zogjani të cilët aktualisht ndodhen në Zvicer për të punuar rreth këtij projekti dhe do të vizitojnë edhe Gjermaninë për të njëjtën arsye.

Filmi mendohet të jetë në tri gjuhë: Shqipe, gjermane dhe frënge. Kjo varet nga lokacionet ku do të xhirojnë. Ndërsa përveç treshes së lartëpërmendur pjesë do të marrin edhe aktorë të tjerë shqiptar.

Tre aktorët iniciatorë të këtij filmi shqiptaro-zviceran, Jetoni, Edi dhe Ridvani falënderojnë ndër të tjera bashkëpunëtorët në Zvicër dhe Gjermani të cilët e mundësuan realizimin e këtij projekti./Lajmi.net/