Finale e mallkuar: Pas Salah, edhe Carvajal rrezikon Botërorin

Menjëherë sapo pësoi dëmtimin ai shpërtheu në lot dhe e dinte që nuk mund ta vazhdonte më ndeshjen.

Sport

27/05/2018 11:03

Por madje ndjeu që mund të humbte edhe Botërorin.

Dëmtimi muskulor mund ta lërë jashtë fushës për një kohë të gjatë Dani Carvahalin, por kjo nuk ishte hera e parë që mbrojtësi spanjoll dëmtohet në finale.

Ai u dëmtua gjithashtu në finalen e “San Siros” ku luajti Reali me Atleticon e Madridit, por edhe në finalen e Europianit 2016.

Mbrojtësi i djathtë do t’u nënshtrohet analizave për të kuptuar shkallën e dëmtimit të tij me shpresën që do t’ia dalë të jetë në Botërorin e Rusisë, por ata lot treguan shumë për të mos thënë se i thanë të gjitha, si në rastin e të pafatit Momo.