Filmon veten gjatë vetëvrasjes si pjesë e “Balena Blu” (Foto)

Prindërit e San Antonio nga Teksasi, kanë rrëfyer ngjarjen për djalin e tyre, i cili vrau veten gjatë vikendit, si pjesë e lojës së çmendur në internet.

Bota

12/07/2017 09:26

Jorge Ginzales, po ecte drejt dhomës së të birit gjatë të shtunës në mëngjes, dhe e gjeti atë të vdekur në dollapin e rrobave. Afër tij gjendej telefoni i tij, i cili po gjironte gjithë kohës, shkruan Dailymail.

Prindërit, Gonzales dhe Angela besojnë se vetëvrasja e djalit të tyre ishte pjesë e lojës “Balena Blu”, e cila po përfshin viktima nga gjithë bota dhe konsiderohet lojë shumë e rrezikshme.

Babai i viktimës së fundmi kishte lexuar një raport për këtë lojë, de i pyeti fëmijët nëse dinin ndonjë gjë për këtë. “Bëhej fjalë për diçka djallëzore, dhe djali im nuk mund të ishte pjesë e kësaj”, tha ai.

Isaiah i tha babit të tij që kishte dëgjuar për këtë lojë por kurrë nuk do të ishte pjesë e saj.

Por, ditën e vdekjes së tij, ata gjetën fotografi, të cilat ai u kishte dërguar shokëve të tij, gjatë niveleve të “Balenës Blu”, duke e treguar se f undi i saj është vetëvrasja.
Ata e menduan këtë si shaka ndaj dhe nuk u treguan askujt.

Pas vdekjes së të birit, familja u bënë thirrje prindërve që të kenë sa mëshumë kujdes me fëmijët dhe lojën e rrezikshëm që u mori jetë qindra fëmijëve.