Filmohet pitoni duke e gllabëruar një çakall të tërë (Foto/Video)

Në këtë filmim që do të shihni më poshtë, shihet një gjarpër gjigant, i quajtur piton, teksa e gllabëron të tërë një çakall.

Fun

12/06/2017 20:44

Banorët që e panë këtë ngjarje ishin të habitur kur e kanë gjetur pitonin duke e gllabëruar çakallin, transmeton lajmi.net.

Ata arritën të filmonin vetëm momentin kur pitoni e kishte futur të gjithin në gojën e tij, por banorët arritën t’a identifikonin kafshën që ishte një çakall, sepse edhe nga pamjet që do të shihni, është e vështirë që të dallohet se çka në të vërtetë ishte.

Vendësit, është raportuar se kan hedhur gurë mbi gjarpërin në mënyrë që të shpëtojnë çakallin, por ishte e pamundur.

Gjarpërit iu deshën vetëm 40 minuta që të hante të gjithën këtë krijesë. /Lajmi.net/