Filmohet për herë të parë shpërthimi i vullkanit (Video)

Me dy shtator, Linda dhe Filip McNamara, një çift nga Australia, kanë qenë në një anije pranë malit Tavurvur në Paputa të Guinesë, kur kanë kapur me kamerë shpërthimin e një vullkani.

Bota

25/02/2017 20:53

I gjithë ky shpërthim është filmuar nga mesi i oqeanit, transmeton lajmi.net

Siç do ta shihni, një zhurmë e madhe krijohet gjatë shpërthimit i cili depërton mes reve.

Shpërthimi vazhdoi për disa ditë me radhë dhe penda hiri u valëzuan qindra metra në lartësi ajrore.

Sipas Nasa-s, shpërthimet në malin Tavurvur kanë ndodhur çdo vit, ndërkaq ky i fundit ka krijuar një kullë hiri që arriti 18 mijë metra.

Për më shumë shikoni videon më poshtë. /Lajmi.net/

YouTube player