Filmi ‘Zana’ rrëmben çmimin kryesor në Midpoint

Filmi i metrazhit të gjatë ‘Zana’ i cili në thelb të rrëfimit ka luftën e fundit në Kosovë, ka fituar çmimin kryesor në Medpoint, shkruan KultPlus.

ShowBiz

23/10/2017 13:12

19 skenaristë dhe producentë kanë marrë pjesë këtë vit në Midponit Feature Lunch, me projekte filmike të metrazhit të gjatë. Në këtë garë çmimin në vlerë prej 8 mijë eurove e ka fituar filmi ‘Zana’ me skenar dhe regji të Antoneta Kastratit.

Çmimi është dhënë në Pragë dhe është çmimi kryesor i kësaj gare.

Ky projekt filmik i Shtëpisë filmike “Crossing Bridges Films, me skenar dhe regji të Antoneta Kastratit dhe producent Casey Cooper Johnosn, ka gjetë mbështetje edhe në Shqipëri.