Filmi ‘Shok’ shkon deri te regjisori Steven Spielberg (Foto)

Në faqen zyrtare të filmit ‘Shok’ në facebook, janë postuar fotografi nga një dark e organizuar për të gjithë të nominuarit në çmimit Oscar.

ShowBiz

09/02/2016 11:00

Producenti i filmit Eshref Durmishi dhe regjisori Jamie Donoughue kanë shpërndarë një fotografi nga darka në Hollywood, ku shihen bashkë me regjisorin e famshëm Steven Spielberg, transmeton lajmi.net

“Duke ia prezantuar filmin ‘Shok’, Steven Spielberg-ut”, kanë shkruar ata.

Durmishi dhe Donoghue kanë postuar edhe fotografi me shumë artistë të tjerë si Matt Damon, Sylvester Stallone, regjisorin Alejandro Gonzalez Inarritu, etj. /lajmi.net