Filmi “Memory” u shpërblye me dy çmime në Kaliforni – Lajmi.net
Filmi “Memory” u shpërblye me dy çmime në Kaliforni
Autori: Lajmi.net Kulturë/Arte 15:08, 25 April 2017
"Memory" ka nisur mbarë rrugëtimin e tij kinematografik

Filmi “Memory” me regji nga Ilirjan Himaj, është shpërblyer me dy çmime kryesore në edicionin e 50-të të Humboldt International Film Festival, që është mbajtur në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ky film i metrazhit të shkurtër u shpall më i mirë në kategorinë e filmit narrativ dhe “The Best of Fest”, filmi më i mirë në të gjitha kategoritë garuese, ose më i miri absolut i festivalit.

“Memory” me producent  Agron Shala dhe Latif Hasolli, trajton fatin e një të moshuari që vuan nga sëmundja e Alzhaimerit. Në kastën e aktorëve bëjnë pjesë Xhevat Qorraj, Bibi Qena, Avdullah Gjikokaj, Selman Lokaj, Besim Ajeti, Labinot Lajçi, Agron Shala dhe Agron Krasniqi.

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Bow Master
  • Play iStunt 2
  • Play Zombie Big Trouble
  • Play Urban Basketball