Filmi më i gjatë në botë tani nxjerr trailerin e parë

Filmi që po synon rekordin botëror për filmin më të gjatë në botë - plotë 720 orë - tani ka dalë me trailerin e parë.

Fun

12/07/2014 18:07

Jemi mësuar të shohim trailerat e filmave të rinj parase ata të fillojnë të shfaqen, dhe ktë lajmërime për filmin zakonisht dalin në video 1 minutëshe. Por, për filmin më të gjatë në botë edhe traileri duhet të jetë më i gjatë.

Kështu, traileri i parë për filmin suedez ‘Ambiance’, një film që zgjat 720 orë, traileri është plot 72 minuta.

Filmi nga regjisori suedez Anders Weberg ‘Ambiance’, është tenitmi për të thyer rekordin për filmin më të gjatë të bërë ndonjëherë. Ai do të kërkojë që shikuesit të ulen në teatër për 30 ditë.

Momentalisht rekordi i përket filmit ‘Modern Times Forever’, film i vitit 2011 që ka zgjatur 240 or (10 ditë).

Filmi ‘Ambiance’ pritet të ketë premierën në vitin 2020.

Ambiancé – the 720 hour long film [short 72 min teaser] by Anders Weberg from Anders Weberg on Vimeo.