Filmi i metrazhit të shkurtë “Home”, fiton në festivalin e filmit “BAFTA”

Filmi "Home" me produksion kosovaro-anglez, ka fituar në festivalin e filmit "BAFTA" si filmi më i mirë i metrazhit të shkurtë.

ShowBiz

13/02/2017 04:02

Në filmin “Home” kanë marrë pjesë aktorë nga Kosova dhe filmi është cilësuar si më i miri në Angli, i metrazhit të shkurtë dhe ky bashkëpundim del të jetë një sukses tjetër i artistëve nga Kosova në botë, pas filmit “Shok”, shkruan lajmi.net

Me rastin e ndarjes së çmimeve prezent ishin përfaqësues nga të dy produksionet.

“Të gjithë aktorët e përfshirë në këtë film janë ish-refugjat të luftës në Kosovë. Gjyshja ime ishte refugjate e Holokaustit dhe mendoj se shumë njerëz prezent këtu vijnë nga familje emigrante. Pjesë e jona dueht të jetë dashuria, shpirti ynë ndjen dhembshuri, ne kemi nevojë që kjo të reflektohet përbrenda qeverisë tonë në lidhje me menyrën e sjelljes me shtetet e tjera përtej Atlantikut. Ne nuk duhet të reflektojmë racizëm, homofobi, islamofobi ose diçka të tillë”, ishin fjalët e Daniel Mulloy me rastin e ndajes së çmimeve.

Ndërsa për filmin ka folur edhe Shpat Deda i cili ka marrë pjesë në këtë film dhe është shprehur me fjalët: ” Pjesëmarrja në këtë film ishte diçka shumë e rëndësishme në jetën time, pasi prejardhja ime është nga Kosova, për arsye se jo më pak se para 18 vitesh, si shkak i forcave ndërluftuese, ne u bëmë refugjat, duke përfshirë edhe mua dhe një pjesë e ekipes filmore. Ne ishim me fat të jetonim në një kohë ku njerëzit i hapën dyert dhe zemrat e tyre për ne”./Lajmi.net/

Shikoni videon:

YouTube player