Film për Hillary Clinton

Filmi që do të titullohet“ When I’m a Moth” fokusohet në vitin kur Clinton punoi punë të zakonshme në Alaska, në kohën kur ajo ishte në mes të diplomimit në fushën e ligjit, në vitin 1969.

Bota

17/03/2017 09:33

Aktorja do ta luajë rolin e Hilaryt, 22 vjeçare. Bashkëdrejtuesit e filmit dhe shkrimtarët Magdalena Zyzak dhe Zachary Colter shpjeguan në SXSW që filmi i tyre në të vërtetë nuk është një film biopik apo që tregon jetën e dikujt, por është një dramë se si politika të bënë të mos jesh i vërteti. Një film i tillë për Hillaryn ka qenë në zhvillim për disa vite mirëpo Lionsgate ka hedhur idenë e projektit në vitin 2015 kurse e ardhmja e tij momentalisht nuk mund të jetë e qartë.

“Ka një shans më të mirë të ndodhë kjo nëse Clintoni do të zgjidhet presidente” kishte shkruar skenaristi Young II Kim vitin e kaluar. “Hollywood nuk bën filma në lidhje me humbësit”, tha ai. Kjo skript u vendos në kulmin e skandalit Watergate, dhe merret me Hillaryn si avokatja më e re e zgjedhur për Komitetin Gjyqësor në fajësimin e Nixon.

Gjitashtu, në vitin 2013 u përmend një dokumentar për jetën e saj mirëpo më vonë u raportua se regjisori i një dokumentari mbi jetën e Hillary Clinton, ka anuluar projektin duke shpjeguar këtë vendim me ndërhyrjet politike që ka pasur mbi filmin. Në një blog të publikuar në “Huffington Post”, Charles Ferguson ka deklaruar se presioni i ushtruar nga mbështetësit e Partisë Demokratike, ka bërë që burimet të largohen prej tij. “Askush nuk donte të më ndihmonte për filmin. As demokratë e as republikanë. Pas një reflektimi të gjatë, vendosa që nuk e bëja dot filmin për të cilin do të isha shumë krenar”, është shprehur Ferguson. KultPlus.com