Film për Adem Jasharin

Jeta e komandantit legjendar të Kosovës, Adem Jashari, tani do të vijë e treguar në një film të metrazhit të gjatë.

ShowBiz

07/07/2014 17:29

Regjisori kosovar Luan Kryeziu pritet të sjellë filmin artistik për jetën e komandantit Adem Jashari, i cili është githastu edhe ideatori i këtij projekti, lajmëron Top Channel.

Kryeziu ka treguar se projekti ësht në fazën përgatitore, konfirmime të marrëveshjeve për bashkëpunime janë marrë dhe qëllimi kryesor është që filmi të jetë kombëtar, e për këtë arsy do të përfshihen të gjitha vendet dhe aktorët mbarëshqiptar.

Për të realizuar filmin është marrë edhe pëlqimi i familjes Jashari, të cilët i kanë dhënë urimin për të filluar këtë vepër të madhërishme.

Në film do të përfshihen dy qendra kinematografike, ajo e Kosovës dhe Shqipërisë, projekti është në fazën fillestare dhe aktorët do të zgjidhen përmes audicioneve, ka treguar Luan Kryeziu.