Film apo videoklip? Besniku i NRG zbulon pamjet

Janë shumë aktiv në skenën shqiptare.

ShowBiz

20/02/2018 22:00

Vokalisti i grupit NRG Band, Besnik Qaka ka hedhur një video në Instagram ku shihet se po ‘arrestohej’ nga policia, shkruan lajmi.net

Në fakt, bëhet fjalë për një klip të ri që ata po xhirojnë.

Ky projekt muzikor do të jetë një film i metrazhit të shkurtër për të cilin Besniku ditë më parë ekskluzivisht për lajmi.net ka zbuluar se bëhet fjalë për një baladë dashurie që flet për një ngjarje të vërtetë me tekst nga vetë ai.

Klipi vjen i realizuar si film i metrazhit të shkurtër dhe e kanë punuar produksioni i njohur nga Shqipëria Pro Video.

Kujtojmë se deri më tani NRG Band kanë shijuar suksesin e këngës së tyre të fundit deri më tani të titulluar ‘Goca me martini’./Lajmi.net/