Filloni ditën me këtë postim inspirues nga Jessie J (FOTO)

Këngëtarja britanike Jessie J ka postuar një foto me bikini në profilin e saj të “Instagram”-it, të cilit i ka bashkëngjitur disa fjalë motivuese për të gjithë fansat e saj.

ShowBiz

28/05/2016 09:01

Në një foto me efektin “sepia”, 28-vjeçarja tregon format e saj duke marrë një pozë prej balerine për të dhënë mesazhin se çdokush duhet ta dojë trupin e tijsaj.

Ajo ka treguar se trupi, lëkura, mendja dhe zemra janë ato elemente të çmuara të cilat gjithsecili nga ne duhet të vlerësojë tek vetja.

Ky mesazh kaq i dashur vjen nga këngëtarja pas një periudhe të vështirë depresioni, të cilën ajo e hodhi pas krahëve për t’u përqendruar tek mirëqenia e saj./ Top Channel