Fillon votimi për president të Francës nga banorët jashtë shtetit

Francezët që jetojnë jashtë shtetit do të votojën të parët për zgjedhjen e presidentit, një ditë më herët para se të mbahen zgjedhjet në qytetet e tjera të Francës.

Bota

22/04/2017 13:01

Në qytetin francez sot është heshtje parazgjedhore, por në zonat e largëta si Guajana dhe Guadeloupe, qytetarët kanë mundësinë që sot të zgjedhin njërin nga 11 kandidatët për president të Francës, transmeton lajmi.net

Heshtja zgjedhore e cila ka filluar të premten në mesnatë, zgjat deri të dielën në ora 20:00 kur mbyllen qendrat e votimit.

Gati 47 milionë francezë mund të votojnë për të zgjedhurit e tyre, kurse rezultati ende mbetet i paqartë. Sondazhet tregojnë se Emmanuel Macron ka një përparësi të lehtë para kandidatëve tjerë. /Lajmi.net/