Fillon takimi te Presidentja, Mustafa, Thaçi e Haradinaj në tavolinë të përbashkët (Foto/Video)

Pas një kohe të gjatë, presidentja Atifete Jahjaga ka arritur që t’i ulë në një tavolinë të përbashkët pozitën dhe opozitën, edhe pse kjo e fundit e ndarë në qëndrime në këtë takim.

Lajme

08/02/2016 09:28

Në zyrën e presidentes Atifete Jahjaga, ka filluar takimi përmes të cilit po tentohet t’i gjindet zgjidhje krizës politike, raporton lajmi.net.

YouTube player

Aty po marrin pjesë kryeministri Isa Mustafa, zv.kryeministri Hashim Thaçi, dhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Prezentë në takim janë edhe ambasadori amerikan Greg Delawie dhe shefi i zyrtës së BE-së në Kosovë Samuel Zhbogar.

Gjithashu, në takim janë prezentë edhe përfaqësuesit e minoriteteve, duke përfshirë edhe Listën Serbe.

Ftesën e presidentes për takim e kanë refuzuar Vetëvendosje dhe Nisma. /lajmi.net

Takimi i lidereve politik te presidentja Atifete Jahjaga