Fillon “shkrirja e akujve” ndërmjet Turqisë dhe Gjermanisë

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavushoglu ka thënë se vendi i tij shpreson që do të mund t’i përmirësojë marrëdhëniet e rënduara me Gjermaninë.

Lajme

07/10/2017 23:44

Çavushoglu për të përjavshmen gjermane “Spiegel” ka thënë se “nuk ka bazë për probleme ndërmjet Gjermanisë dhe Turqisë”.

“Nëse e bëni një hap drejt nesh, ne do t’i bëjmë dy drejt jush”, ka thënë shefi i diplomacisë turke, transmeton lajmi.net.

Tensionet në raportet ndërmjet dy vendeve janë rritur si pasojë e shumë mospajtimeve, përfshirë edhe arrestimin e disa gjermanëve në Turqi me akuza për terrorizëm pas puçit ushtarak të dështuar vitin e kaluar. Gjermania ka protestuar për këto arrestime, duke theksuar se nuk ka bazë për ato.

Në mesin e të arrestuarve është edhe gazetarja Mesale Tolu, gjykimi i së cilës është shtyrë për javën e ardhshme. /Lajmi.net/