Fillon shitja online e biletave për ndeshjen Kosova – Azerbajxhani

Federata e Futbollit të Kosovës përmes një komunikate ka njoftuar se sot (e enjte) nga ora 12:30 fillon shitja e biletave për ndeshjen e Ligës së Kombeve mes Kosovës dhe Azerbajxhanit.

Sport

15/11/2018 12:50

Ndeshja mes Kosovës dhe Azerbajxhanit e vlefshme për xhiron e gjashtë të fazës së grupeve luhet ditën e martë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë, shkruan lajmi.net.

Procedurën e pajisjes me biletë për ndeshjen Kosova – Azerbajxhan, mund ta lexoni në pjesën e mëposhtme, si njoftim të FFK-së:

Kompania e cila ka marrë të drejtën e menaxhimit dhe shitjes së biletave për ndeshjen Kosova – Azerbajxhani, ka njoftuar se sot në orën 12:30 do të fillojë shitjen online të biletave. Çdo person paraprakisht duhet të hapë llogarinë në platformën www.tiks.app dhe më pas ta kryejë pagesën nëpërmjet kartelave bankare. Çdo person ka të drejtë të blerjes së tri biletave me kartelën bankare, por duhet që të japë të dhënat për secilin posedues të biletës, pasi në biletë do të shtypet emri dhe mbiemri i secilit posedues të biletës.

Për të aplikuar për biletë kliko KËTU.

/Lajmi.net/