Fillon shitja e biletave për Kosova – Senegali

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka bërë të ditur se ka filluar shitja e biletave për ndeshjen miqësore mes Kosovës dhe Senegalit, e caktuar për 25 maj në Gjenevë.

Sport

29/04/2014 13:50

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka njoftuar se ka filluar shitja e biletave për ndeshjen miqësore ndërkombëtare mes Kosovës dhe Senegalit.

Pas duelit të parë dhe historik kundër Haitit në Mitrovicë, skuadra e selektorit Albert Bunjaki do të zhvillojë edhe ndeshjen e dytë, kësaj radhe përball Senegalit, më 25 maj në Gjenevë.

Dhe, FFK ka njoftuar se të gjithë bashkatdhetarët tanë tashmë mund të fillojnë blerjen e biletave nëpërmjet internetit.

“Të gjithë bashkatdhetarët tanë, të cilët kanë dëshirë t’i përjetojnë emocionet që do të sjellë ndeshja miqësore e 25 majit ndërmjet Kosovës dhe Senegalit, e cila do të zhvillohet në Gjenevë, tashmë mund ta sigurojnë biletën për këtë ndeshje, duke klikuar në linkun e mëposhtëm… www.ffk-kosova.com”, thuhet në njoftimin e FFK-së.