Fillon Java e Gruas

Instituti Kombëtar Demokratik i mbështetur nga USAID-iorganizon sot ceremoninë e hapjes së gjarje vjetore mbarëkombëtare të Javës së Gruas.

Lajme

20/03/2017 07:39

Java e Gruas është ngjarje kombëtare që mbledhë 100 gra përfaqësuese të etnive të ndryshme, partive politike, shoqërisë civile, bizneseve, mediave dhe nga akademia.

Këtë vit, Java e Gruas do të bashkoj gra lidere të së ardhmës dhe për herë të parë rreth 20 liderë burra nga të gjitha fushat e shoqërisë që të marrin pjesë në këtë program, të krijojnë rrjetëzim dhe të forcojnë aftësite e tyre në lidership, të folurit para publikut dhe në hartimin e politikave.

Java e Gruas 2017 do të organizohet gjatë 20 – 24 Mars, me temën “Java e Gruas – Deshifrimi i Integrimit Evropian”.

Java e Gruas do të fokusohet në çështjet që kanë më shumë rëndësi për qytetarët e Kosovës dhe që janë qenësore për përmbushjen e standarteve të nevojshme për zhvillimin e vendit në procesin e antarësimit në Bashkimin Evropian.

Punësimi, shëndetësia dhe arsimi janë renditur si çështje prioritare për qytetarët e Kosovës, veçanërisht të rëndësishme për gratë dhe të rinjtë.

Java e Gruas 2017 do të ofrojë një platformë të hapur diskutimi dhe analiza për politika që ndërlidhen me këta sektorë, në mënyrë që gratë dhe të rinjët liderë të së ardhmes, të jenë të përgatitur, si advokues dhe vendimmarrës ndaj ndryshimeve thelbësore.

Gra lidere të së ardhmes, dhe për herë të parë në Javën e Gruas, burra liderë të së ardhmes nga të gjitha sferat e shoqërisë të marrin pjesë në një program një-javorë për zhvillimin e rrjetëzimit dhe aftësive politike.

Java e Gruas do të jetë platformë e hapur për të diskutuar prioritetet kryesore për qytetarët, që janë identifikuar në hulumtimin e opinionit publik, të tilla si mundësitë ekonomike, shërbimet shëndetësore dhe cilësia në arsim, si standarde zhvillimore që kërkohet të përmbushen për rrugen e Kosovës drejt integrimit në BE.