Fillon seanca në sallën alternative

Ka filluar mbajtja e seancës plenare të Kuvendit të Kosovës, në sallën alternative.

Lajme

14/12/2015 13:50

E kjo për shkak të pamundësisë për tu mbajtur në sallën e rregullt të Kuvendit, pasi këtë nuk e lejoi si zakonisht edhe kësaj radhe Opozita, me hedhjen e gazit lotsjellës, raporton lajmi.net.

Seanca filloi me pyetjet parlamentare. Ndërsa pika më e rëndësishme në rend të ditës është miratimi për herë të dytë i buxhetit të Kosovës për vitin 2016. /lajmi.net.