Fillon Samiti i Bërdos

Në Slloveni sapo ka filluar Samiti i Bërdos, ku janë mbledhur ministrat e jashtëm të Ballkanit Perëndimor, e ku do të diskutohet për perspektivën evropiane të shteteve të rajonit, në mënyrë që të rrisin reformat e nevojshme politike, socio-ekonomike e institucionale për integrim sa më të shpejt në Bashkimin Evropian.

Lajme

23/04/2015 11:36

Në samit është i pranishëm edhe komisioneri për Politika Evropiane të Fqinjësisë dhe Zgjerimit i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn dhe shefat e diplomacive të Francës, Gjermanisë, Austrisë dhe Italisë.

Kosova në këtë samit përfaqësohet nga zëvendëskryeministri i Parë i Republikës, njëherësh edhe ministër i Jashtëm, Hashim Thaçi, i cili përpara fillimit të samitit ka shtrënguar duart me homologun e tij serb, Ivica Daçiq.

Thaçi gjatë kësaj përshëndetjeje me Daçiqin ia ka bërë të ditur homologut të tij serb së është koha që Serbia të fokusohet në perspektivën evropiane, të largohet nga mendësia e së kaluarës dhe të fokusohet në zbatimin e marrëveshjeve të arritura  për normalizimin e raporteve me Republikën e Kosovës. /lajmi.net/