Fillon prodhimi i Mercedesit të ri (Foto)

Prodhimi i modelit të ri Mercedes-Benz E-Class ka filluar në Bremen të Gjermanisë.

Auto & Tek

26/01/2017 19:32

I prodhuar në Bremen, së bashku me modelet C-Class Coupe dhe Cabriolet, ky është modeli i pestë në familjen e re të E-Class.

Modeli me katër dyer, që ka dizajnin e njohur të kompanisë dhe të gjitha llojet e veçorive teknologjike, duke përfshirë një ekran digjital, integrim për celularë, sisteme për asistim të shoferit dhe vozitje autonome, transmeton Gazeta Express.

Se si duket modeli mund t’i shihni fotot më poshtë: