Fillon ngritja e flamurit të Kosovës “Te Rrethi” në Prishtinë (Foto)

Pas shumë debatesh, në këto momente ka filluar ngritja e flamurit të Kosovës “Te Rrethi” në Prishtinë, raporton lajmi.net

Lajme

13/02/2018 19:07

Gazetarët nga vendi ngjarjes raportojnë se në afërsi ka edhe forca të shtuara të policisë të cilët po përkujdesen për gjendjen e sigurisë.

Vendosjen edhe flamurit e ka kërkuar edhe kryeministri Ramush Haradinaj për 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Gjatë ditëve të kaluara ka pasur thirrje nga disa aktivistë të VV-së që qytetarët të mbledhen për ta ndaluar vendosjen e flamurit të Kosovës.

Kryetari i komunës, Shpend Ahmeti ishte arsyetuar që vendosja e flamurit nuk është në kompetencën e tji. /Lajmi.net/