Fillon ndërtimi i skenës për protestën e opozitës (Foto)

Dy partitë opozitare, AAK dhe Nisma nesër pritet të protestojnë para Qeverisë së Kosovës.

Lajme

13/05/2016 19:44

E për këtë, ka filluar të ndërtohet edhe skena ku liderët e këtyre subjekteve do të mbajnë fjalime, raporton lajmi.net

Këto dy pari, ndaras nga Vetëvendosja, ka disa kohë që kanë ftuar në protestë të gjithë qytetarët që janë të pakënaqur me gjendjen aktuale në vend, që nesh, më 14 maj, në orën 14:00 të dalin në sheshin “Skenderbeu”.

“Ta ngrisim Zërin kundër Qeverisë antikushtetuese!”, është kjo motoja e tyre.

Ndryshe, ata gjatë ditës kanë pasur takim në Policinë e Kosovës me të cilët kanë biseduar për mbarëvajtjen e protestës. / Lajmi.net

13224161_10208877985378134_663566231_o