Fillon ndërtimi i teleskopit më të madh në botë

Teleskopi më i madh në botë së shpejti do të fillojë të ndërtohet.

Auto & Tek

05/12/2014 14:06

Këshilli i Observatorit Evropian njoftoi sot se i ka dhënë dritën e gjelbër projektit të planifikuar për ndërtimin e teleskopit në Kili, që do të thotë se njerëzimi do të ketë qasje në “teleskopin evropian shumë të madh” nga viti 2024.

Vendimet e marra nga Këshilli do të thotë se teleskopi tani mund të ndërtohet, tha Tim de Zeeuw, drejtor i përgjithshëm i ESO, transmeton Lajmi.net.

Puna më e madhe industriale e ndërtimit të E-ELT tani është financuar dhe mund të vazhdojë sipas planit, shtoi ai.

Teleskopi pritet të ndërtohet në Kili, në maje të një mali të quajtur Cerro Armazones, në shkretëtirën e Atacama-së. Projekti ishte miratuar fillimisht më 2012, por ndërtimi i tij mund të fillonte vetëm pasi që 90% e financimit total të ishte siguruar.