Fillon mbledhja e LDK-së pas ftesës së Haradinajt

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka filluar takimin me Kryesinë e partisë dhe deputetët e Kuvendit që është paralajmëruar sot për në ora 14:00.

Lajme

10/07/2017 14:25

Anëtarët e kësaj partie kanë thënë se do të lëshohet një komunikatë pas përfundimit të mbledhjes, ndërsa deklarim për media nuk do të ketë, shkruan lajmi.net.

Ndërsa më herët e kishte mbledhur partinë edhe i pari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ku më pas ka mbajtur një konferencë me gazetarë dhe i ka bërë ftesë LDK-së dhe VV-së që të takohen nesër.

Deri më tani ftesa e Haradinajt ka marr përgjigje negative nga të dyja palët, VV dhe LDK.