Fillon mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, pas vrasjes së Ivanoviqit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thirrur për sot në orën 18:00 mbledhjen e rregullt të Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Mbledhja ka filluar.

Lajme

16/01/2018 18:15

“Këshilli i Sigurisë Kombëtare do të diskutojë për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në vend”, thuhej në njoftimin e Zyrës së Kryeminstrit.

Njoftimi vjen pas vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviq, mëngjesin e sotëm në veri të Mitrovicës.

Mbledhja tashmë ka filluar, por mediat nuk janë lejuar as të marrin pamje nga fillimi i takimit.

Por, kryeministri Ramush Haradinaj do të mbajë një konferencë me gazetarë, pas përfundimit të mbledhjes.