Thaçi: Lobimi i kryeministrit Rama, do të sjellë njohjen e Kosovës nga Rumania

Mbledhja e dy qeverive shqiptare në Tiranë, në mes të Shqipërisë dhe Kosovës, me moton “Një Tokë, Një Popull, Një qëllim”, ka filluar para pak çastesh. Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka thënë se regjimi i vizave ndaj Kosovës, është padrejtësi cinike dhe turp për Bashkimin Europian.

Lajme

23/03/2015 11:08

E plotësuar: Zv.kryeministri i parë dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, ka vlerësuar rolin e Shqipërisë në ndihmën që po i jep Kosovës, në anëtarësimin në organizata ndërkombëtare dhe për njohje të shtetit të shtetit të Kosovës.

Thaçi ka thënë se lobimi që kryeministri Rama ka bërë në Rumani, ka hapur një kapitull të ri të bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe këtij shteti anëtar të BE-së, dhe beson se shumë shpejtë do të konkretizohet me njohjen që Rumania do t’i bëjë shtetit të Kosovës.

“Lobimi nga kryeministri Rama në Rumani ka kontribuar për hapjen e një kapitulli të ri bilateral në mes të Kosovës dhe Rumanisë, i cili unë besoj se do të finalizohet me njohjen nga Rumania në të ardhmen. Ne do të koordinojmë së bashku përpjekjet tona për të bindur vendet evropiane dhe ato jashtë Evropës që ta njohin Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran”, ka thënë Thaçi.

“Shtetet tona vitin e kaluar në Prizren kanë hedhur bazat e një partneriteti strategjik në zhvillimin e shteteve tona. Ne ndajmë vlera dhe synime të përbashkëta, edhe në anëtarësimin e euro-atlantik. Antarësimi i Kosovës në shumë organizata ndërkombëtare dhe rajonale, ka ardhur edhe nga mbështjetja që Shqipëria ka bërë për këtë”, ka thënë Thaçi.

“Partneriteti strategjik në mes të Kosovës dhe Shqipërisë mbështetet në disa qëllime, vlera, parime që janë pjesë thelbësore të dy shteteve tona. Ne ndajmë qëllimin e përbashkët për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe NATO. Ne kultivojmë vlera dhe parime evropiane e demokratike. Ne ndjekim të njëjtin vizion për paqe, stabilitet dhe prosperitet në Ballkanin Perëndimor”, ka thënë zëvendëskryeministri Thaçi.

Bashkëpunimi i ngushtë i vendosur në mes të dy ministrive të jashtme, sipas Thaçit, ka ofruar një mundësi më të gjerë për të adresuar çështjet me interes të ndërsjellë në nivel bilateral, rajonal dhe ndërkombëtar. “Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës dhe ajo Shqipërisë kanë bashkëpunuar ngushtë për anëtarësimin e Kosovës në nismat rajonale dhe organizatat ndërkombëtare. Njëra prej pikave të këtij partneriteti strategjik ka qenë që Kosova të ndihmohet në anëtarësimin e saj në organizata të ndryshme”, ka thënë Thaçi.

Sot në Tiranë, ka shtuar ai, mund të konfirmoj që ne jemi bërë anëtarë të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), që është organizata më e madhe dhe më e rëndësishme politike në Evropën Juglindore, falë mbështetjes së Shqipërisë, por edhe të shteteve të tjera të rajonit. “Një mbështetje e tillë e Shqipërisë ka ndodhur edhe me rastin e anëtarësimit të Kosovës në organizata të tjera të rëndësishme sikurse Komisioni i Venedikut, Frankofonia, në Iniciativën Rajonale për Migracion, Azil dhe Refugjatë, si dhe së fundi edhe në organizatën e rëndësishme rajonale të sigurisë – RACVIAC”, ka thënë zëvendëskryeministri Thaçi.

Bashkëpunimi i Kosovës dhe Shqipërisë, në mbështetje edhe të bashkëkombësve në Luginë dhe Mal të Zi

Kosova synon të hapë një kapitull të ri me NATO-në këtë vit, duke zgjeruar bashkëpunimin politik e ushtarak dhe Shqipëria, sipas zëvendëskryeministrit Thaçi, do të luajë një rol kyç së bashku me Shtetet e Bashkuara dhe partnerët tanë evropianë në këtë proces.

Kosova dhe Shqipëria kanë arritur të aplikojnë marrëveshjen për bashkëpunimin në shërbimin konsullor, duke përuruar konsullatën e përbashkët Kosovë-Shqipëri në Milano të Italisë. “Së shpejti kjo marrëveshje do të materializohet edhe me konsullatën e përbashkët në Mynih të Gjermanisë dhe të Kanberrëssë Australisë. Ne do të shikojmë edhe për mundësitë e tjera të cilat do të forconin përfaqësimin tonë të përbashkët konsullor dhe diplomatik, duke u lidhur ngushtënë mënyrë të veçantë për diasporën tonë në Evropë dhe Amerikën e Veriut”, shtoi ai.

Ky bashkëpunim i ngushtë, sipas Thaçit, do të shtrihet edhe në mbështetje më të madhe të bashkëkombasve shqiptarë në Luginën e Preshevës dhe Mal të Zi. “Vizita e Papa Françeskut në Shqipëri, nismat ndërfetare të ndërmarra nga Kosova dhe për më tepër harmonia ndërfetare që ekziston prej shekujsh në traditën tonë ka vendosur vendet tona në një pozitë të veçantë në Evropë dhe botë. “Na takon që të hartojmë dhe implementojmë projekte të përbashkëta të cilat do të promovojnë harmoninë ndërfetare dhe dialogun ndërfetar si mjeti më i rëndësishëm dhe më i suksesshëm për të luftuar ekstremizmin e dhunshëm dhe fundamentalizmin fetar”, theksoi zëvendëskryeministri Thaçi.

Ndërsa ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushai, ka thënë se,

Shqipëria do të vazhdojë të kontribuojë në procesin e njohjeve të shtetit të Kosovës.

“Në vijim do të punojmë në projekte të ndryshme të përbashkëta. Do të punojmë në përfshirjen e Kosovës në degëzimin e projektit të gazifikimit të projektit TAP”, ka thënë Bushati.

___________________________________

Mustafa: Zhvillimi i përbashkët nuk vjen me idealizëm politik, por me bashkëpunim konkret

E plotësuar: Kryeministri Isa Mustafa në fjalën e tij në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive ka thënë se ky takim i realizuar për herë të parë në Prizren, dhe i sotmi në Tiranë dëshmon realizimin e ëndrrës për bashkëpunim.

“Ky takim i dyti me radhë pas atij të Prizrenit vitin e kaluar, vjen në kohën kur Shqipëria ka marrë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE”.

“Për qeverinë të cilën unë e drejtoj synim mbetet bashkëpunimi ynë me Shqipërinë. Kosova dhe Shqipëria me avancimin e marrëdhënieve të përbashkëta i japin kontribut sigurisë dhe zhvillimit rajonal”.

“Bashkëpunimi ynë ka edhe një avantazh, duke i harmonizuar politikat, dhe duke plotësuar njëra tjetrën”.

“Ajo që është thelbësore në bashkëpunimin tonë. Kosova dhe Shqipëria kanë qëllim që avantazhet politike t’i përdorin për zhvillimin ekonomik.

Problemet tona nuk mund të zgjidhen vetvetiu me idealizëm politik. Qeveritë tona do ti heqin të gjitha barrierat për ta bërë këtë zhvillim realitet. Ne kemi filluar me hapa konkret, siç është pika e përbashkët doganore në Vërmicë. Do të vazhdojmë me autostradën energjetike. Ne do të punojmë në zhvillimin ekonomik duke rritur standardin e jetës në të dy vendet”, ka thënë kryeministri Mustafa.

__________________________________________

Kryeministri Rama: Regjimi i vizave ndaj Kosovës turp për BE-në (Foto)

Kryeministri shqiptar Edi Rama, në mes tjerash ka thënë se Kosova dhe Shqipëria, po zhvillojnë politika të përbashkëta zhvillimore në shumë fusha, siç janë ato në energji, arsim, tregti, bujqësi, turizëm e të tjera. “Realitetet më shumë se pasionet i drejtojnë sytë e Shqipërisë nga Kosova”, ka thënë Rama.

Kryeministri Rama ka hapur mbledhjen e dy qeverive, duke thënë se urat e së nesërmes na dërgojnë drejt qëllimit strategjik për të ardhmen e shqiptarëve në rajon.

Rama edhe një herë kërkoi nga Serbia të drejta të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, duke thënë se ata të kenë të drejta aq më shumë e as më pas sa kanë të drejta serbët në Kosovë.

“Kosova dhe Shqipëria janë një popull qytetarie dhe qytetaresh, për 1 vit treguam harmonizimin e politikave të përbashkëta në fushën e arsimit, ekonomisë, sigurisë ushqimore apo bashkëpunimi në fushën e kulturës”, ka thënë Rama.

Ai tha se Evropa duhet të pranojë sa më shpejt integrimin e rajonit.

a

2