Fillon bashkëpunimi mes Beshiktashit dhe Prishtinës

Me ftesë të presidentit të Besiktasit, Fikret Orman, presidenti i FC Prishtinës, Remzi Ejupi sot është mysafir i gjigantit të futbollit turk.

Sport

20/09/2018 17:39

Vizita me ftesë e Ejupit në klubin e famshëm turk ka të bëjë me fillimin e një bashkëpunimi të thelluar në mes Besiktasit dhe FC Prishtinës.

Për këtë Ejupi paradite takoi drejtues të lartë të bardhezinjve, përfshirë edhe ish futbollistin e njohur të Besiktasit nga Novi Pazari, Sead Halilagiç.

Ky i fundit tani mban post të lartë në këtë klub si koordinator i Akademisë, ku edhe është pikënisja e bashkëpunimit mes dy klubeve, raporton “Zëri”.

Besiktasi sonte do të luajë kundër Sarpsborg në Europa League, ndërsa Ejupi do ta përcjell këtë takim nga zona VIP bashkë me drejtuesit më të lartë të Besiktasit dhe futbollit turk, përfshirë Fikret Ormanin, i cili edhe e ka ftuar numrin 1 të FC Prishtinës në Stamboll.

auto_Ejupi11537451495