Fillon asfaltimi i urës më të gjatë në rajon, pjesë e autostradës “Arbën Xhaferi”

Kjo urë është pjesë e autostradës “ Arbën Xhaferi “.

Lajme

01/10/2018 16:29

Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, me bashkëpunëtorë ka ndjekur për së afërmi fillimin e asfaltimit të urës më të gjatë në rajon.

Kjo urë është pjesë e autostradës “ Arbën Xhaferi “.

I pari i Infrastrukturës në Kosovë, u njoftua nga punëkryesi me ecurinë dhe cilësinë e punimeve që po zhvillohen.

Menaxheri i projektit Riyadh Alkhazraji, informoi ministrin Lekaj se “plani dinamik po zhvillohet siç është paraparë dhe shumë shpejtë autostrada do të jetë në shfrytëzim të qytetarëve”, thuhet në komunikatën e ministrisë së Infrastrukturës.

Autostrada “ Arben Xhaferi “ është projekti më madhor i ministrisë së Infrastrukturës që lidh Kosovën me Maqedoninë.