Fillojnë xhirimet për “Rambo 5”

Sylvester Stallone vazhdon të jetë aktiv në aktrim.

ShowBiz

15/05/2018 12:49

Ai tashmë ka filluar xhirimet për filmin e ri, “Rambo 5”, por që nuk do të jetë në duart e publikut deri në vitin 2019, shkruan lajmi.net.

Stallone edhe kësaj radhe do të jetë në rolin kryesor, ndërsa tema e filmit do të jetë shkatrrimi i një rrjeti të dhunshëm të drogës.

Lajmin për xhirimet e këtij filmi e ka bërë të ditur vet aktori përmes rrjeteve sociale, duke premtuar se po përgatit diçka të madhe.

Filmat më të njohur ku aktroi Stallone janë “Rocky”, “The Expendables”, “Cobra”, “First Blood”, e të tjerë. /Lajmi.net/

… Something wicked is coming this way!

A post shared by Sly Stallone (@officialslystallone) on