Fillojnë xhirimet e filmit të shkurtër ‘Një Muaj’

Kanë filluar xhirimet e filmit të metrazhit të shkurtër ‘Një Muaj’ me skenar dhe regji nga Zgjim Terziqi dhe producent Agon Syla, të cilat do të zgjasin deri më 3 maj 2017.

ShowBiz

14/04/2017 15:22

Ky film flet për Anën, një grua të verbër nga Prishtina, pa shtëpi, rreth të 40-ave e cila përfiton asistencë sociale prej 120 euro në muaj. Falë marrëveshjes së katër motrave të saj, që janë zotuar që do të përkujdesen për të nga një muaj secila me radhë, Ana nuk arrin të zbrazë asnjëherë valixhen e saj.

Filmi i artistik “Një Muaj” trajton problemet e personave me nevoja të veçanta dhe vështirësitë e të mbijetuarit në skema sociale. I bazuar në ngjarje të vërtetë, ky rrëfim sjell ballafaqimet e kësaj kategorie në margjinat e përditshmërisë së Prishtinës.

Në këtë film luajnë aktorët: Luan Jaha, Njomëza Fetiu, Shengyl Ismaili, Irena Cahani, Fatmir Spahiu, May-linda Kosumoviç, Rinesa Qeriqi, Era Balaj etj.

Ky film është prodhim i shtëpisë filmike ‘Broken Branch Production’, i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës. Filmi pritet të jetë gati në muajin shtator të këtij viti./Lajmi.net/

OLYMPUS DIGITAL CAMERA
OLYMPUS DIGITAL CAMERA
OLYMPUS DIGITAL CAMERA
OLYMPUS DIGITAL CAMERA
OLYMPUS DIGITAL CAMERA
OLYMPUS DIGITAL CAMERA