Fillojnë shitjet e BlackBerry Priv, ja sa kushton

Ky lloj i celularit me tastierë rrëshqitëse mund të jetë i fundit i prodhuar nga BlackBerry, pasi që kompania duket se do të kalojë në një tjetër lloj prodhimi.

Auto & Tek

08/11/2015 11:47

AT&T ka filluar ta shesë celularin e parë Android të BlackBerry të quajtur ‘Priv’ që nga e premtja, me një çmim prej $250 në një kontratë 2-vjeçare.

Ky nuk është një çmim i lartë, krahasuar me celularët e tjerë si iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.

3455058_venice_att_rightangle_open-100626343-large.idge

CEO i BlackBerry, John Chen kohët e fundit tha për Code/Mobile se do ta mbyllë biznesin e celularëve brenda një viti, nëse ky model i fundit nuk është profitabil.

Ekrani i tij 4.5-inç me prekje së bashku me tastierën e rrëshqitshme fizike do t’ju pëlqejë njerëzve të cilët i duan celularët e vjetër të BlackBerry, edhe pse shumë përdorues nuk i pëlqejnë më tastierat fizike. (lajmi.net)