Fillojnë punimet për Samsung Galaxy S9 (Video)

Samsung dhe Qalcomm kanë filluar punën për çipin e ri, që do të përdoret në Galaxy S9. Ky telefon pritet të vijë vitin e ardhshëm.

Auto & Tek

26/04/2017 15:03

Çipi i ri do të zëvendësojë çipin aktual Snapdragon 835, do të quhet Snapdragon 845. Çipi i ri do të ofrojë performanca më të mira dhe përdorim më efikas të energjisë, sipas The Investor, transmeton lajmi.net

Për dizajnin e telefonit të ardhshëm të kompanisë Samsung ende nuk dihet asgjë, kurse së fundmi nga kjo kompani janë prezantuar dy tipe të telefonave, Samsung Galaxy S8 dhe S8 Plus.

YouTube player